“Bennacer ishte kryer te Napoli! Dikush ia ndërroi mendjen presidentit De Laurentiis”

Presidenti i Empoli Fabrizio Corsi, i intervistuar nga Radio Kiss Kiss, zbuloi një historik të Bennacer.

Algjeriani, protagonist absolut në Milano te kuqezinjtë, mund të përfundonte te Napoli:

“Më pëlqen ta shoh Di Lorenzo në ekipin kombëtar dhe më pëlqen ta shoh Bennacer duke luajtur aq mirë në Milano me fanellën kuqezi.

Ju tregoj një prapaskenë: De Laurentiis donte ta merrte Bennacer dhe 20 ditë para Empoli-Napoli ai madje ishte shumë i bindur, por më pas dikush e bëri atë të hiqte dorë.

De Laurentiis ishte shumë i bindur edhe për futbollistin Riçi por edhe një herë tjetër dikush ia hoqi fiksimin dhe ia ndërroi mendjen”.

“Dy muaj më parë ne hoqëm dorë nga shitja e tij, por të shtunën ai luajti një lojë që e bëri të qartë se Serie B nuk është kategoria e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu