Bennacer fokusohet te ndeshja e radhës dhe premton kthesën!

Ismael Bennacer u intervistua nga Milan TV në fund të Lazio-Milan. i hidhëruar algjeriani për rezultatin në Olimpico dhe faktin se Milani po vuan jashtë mase tani…

“Nuk zhvilluam një lojë të keqe, megjithë rezultatin është ky që është.

Detajet bëjnë diferencën dhe 3-0 është shumë, por ne bëmë gabime para porte dhe kur nuk je i vendosur si të tjerët është e vështirë.

Ne duhet të mësojmë prej këtyre ndeshjeve. Kanë mbetur edhe disa ndeshje deri në fund të kampionatit”.

Si të rifillojmë?

“Në sfidën tjetër duhet të bëjmë gjithçka që të përpiqemi të fitojmë, ne do të punojmë shumë këtë javë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu