Bennacer: “Fitore si ekip i madh! Ajo që na përcjell Ibrahimovic…”

Një tjetër performancë e rëndësishme dhe dominuese në mesfushë për Ismael Bennacer. Algjeriani është gjithnjë e më i paprekshëm në tabelën e shahut të trajnerit Stefano Pioli, siç konfirmohet me provën ndaj Napolit.

Pas ndeshjes së fituar 3-1 në Napoli, numri 4 i Milanit foli për kuqezinjtë si një ekip i pjekur: “Vuajmë dhe fitojmë, ky është qëndrimi ynë. Një fitore si ekip i madh që jemi”.

Për Napolin, sidoqoftë luftarak: “Ne vuajtëm pak shumë, madje edhe në epërsinë numerike. Kur ata vendosën dy sulmues, u lamë shumë hapësira. Ishte e vështirë por ne e meritonim të fitonim”.

Në fund, elozhet edhe për Ibrahimovic: “Ai e rrit nivelin e Milanit dhe na kërkon ta bëjmë të gjithë së bashku. Në çdo ndeshje ai tregon se sa i fortë është, ne e ndjekim atë dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën. Ka shumë rëndësi për ne ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu