Benatia e pranon: “Kam pasur kontakte me Milanin dikur…” Por klauzola juventine e ndaloi, FIFA gjobiti bardhezinjtë

Duke folur për mikrofonat e ‘TuttoJuve.com’ ish-mbrojtësi i Romës, Udineses dhe Juventusit, Medhi Benatia foli për të ardhmen e tij, duke cituar edhe Milanin.

Këto janë fjalët e tij: “Gjithmonë më ka munguar Italia – tha ai -. Familja ime dhe unë duam gjithçka në lidhje me këtë vend, në të kaluarën ka pasur kontakte me Milanin.

Le të shohim nëse ka akoma ndonjë skuadër që është në gjendje të më sigurojë stimulin e duhur, sigurisht pasioni dhe dëshira nuk mungojnë aspak.

Dhe këmbët e mia ende po funksionojnë mirë. E ardhmja ime? Sinqerisht, nuk e di akoma se ku do të jetë. Tani për tani i shijoj pushimet e mia”

Kujtojmë që në të kaluarën Benatia u kërkua nga Milani por kur e shiti te Al Duhail, Juventusi vendosi një klauzolë që marokeni nuk mund të shkonte të luante te Milani, aq sa FIFA gjobiti bardhezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu