Befason Milani! “Sapo i ka dhënë Monza-s së Berlusconit mesfushorin e ri që flitej te akordi për Tonalin…”

Goditja e parë për sezonin e ri nga Monza.

Sipas asaj që raportuan sot në Sky Sport, klubi i  Brianza duket se ka mbyllur me Milanin për mbërritjen në ekipin e trajnerit të ri Giovanni Stroppa (mori vendin e Brocchit) të Marco Brescianini.

Po flasim për mesfushorin e lindur në vitin 2000, që sezonin e shkuar luajti me Virtus Entella në Serie B.

Sërish një vit huazim për futbollistin e rritur në Akademinë kuqezi, që të enjten duhet të kryejë vizitat mjekësore.

Një vendim pak i çuditshëm ky duke qenë se pikërisht Bresciannini ishte karta për të ulur kartonin e Tonalit por ndoshta tashmë do të përdoret një futbollist tjetër, ndoshta Colombo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu