BEFASON GAZETARI: “Nëse Maldini i telefonon Ramosit, ai do të mendonte të vishej kuqezi!”

Paolo Condò, gazetari i njohur, foli në kanalin Youtube të Stefano Borghi dhe zbuloi këtë sfond merkatoje:

“Një mik nga Madridi më tha që Sergio Ramos nuk do të qëndrojë te Real sezonin e ardhshëm. Nëse Paolo Maldini do t’i telefononte personalisht, ai do ta mendonte seriozisht transferimin te Milani.

Për kapitenin e Real Madrid do të ishte një nder i madh të luante te klubi kuqezi. Unë e kam xhiruar këtë informacion dhe reagimi nga qarqet pranë menaxherëve të Milanit është se janë bërë sondazhe hulumtuese, por pretendimet janë absolutisht jashtë merkatos dhe kështu që mendoj se Sergio Ramos do të shkojë te PSG ose Angli”.

“Pa pandemi ndoshta ndryshe do të ishte situata”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu