Befasia e golit, Leao zbulon si ishte studjuar! Rekordmeni i fundit e përgëzon: Më shkatërrove…

Rafael Leao protagonist në Sassuolo-Milan me golin që pas 6.76 sekondash i dha ekipit epërsinë. Një paraqitje pozitive nga sulmuesi portugez.

Ish lojtari i Sporting Lisbonës dhe Lille foli për Sky Sport kështu pas ndeshjes në Mapei Stadium: “Ne jemi Milani, ishte një ndeshje e rëndësishme pasi humbëm pikë në ndeshjet e mëparshme.

Duhet të futeshim fort për të shënuar sa më shpejt që të ishte e mundur. Aksioni ishte i shpejtë. Ne e kishim përgatitur siç duhej, jam i lumtur për golin. Bëmë një punë të shkëlqyeshme”.

Ishte goli më i shpejtë në historinë e Serie A dhe Europë. Një rekord i rëndësishëm për sulmuesin portugez, edhe nëse ai nuk është rekordi absolut në historinë e futbollit…

Sakaq, edhe Stefano Pioli konfirmoi se “kemi 5-6 situata kur nis topi nga mesi i fushës dhe sot provuam këtë pasi kishim studjuar kundërshtarin. Mendoni se në stërvitje nuk punojmë po krehim kukullat?! Sigurisht që përgatisim gjithçka”.

6 sekonda dhe 76 të qindat! Kjo është sa kohë iu desh Milanit për të shënuar kundër Sassuolo. Rafael Leao theu rekordin për golin më të shpejtë në Serie A që i përkiste Paolo Poggi. Ish sulmuesi foli në Twitter duke përgëzuar portugezin:

“Urime Rafael Leao për golin, ose më saktë që shkatërroi rekordin tim për golin më të shpejtë në Serie A pas 19 vjetësh. Bravo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu