BBC: Puna e madhe nga Elliott dhe Gazidis që shmangën greminën! Kessie tregon si e nisi me Piolin

Mbulimi mediatik i Milanit kalon kufijtë kombëtarë dhe kështu BBC Sport Africa flet për punën e bërë nga Elliott, i cili pak më shumë se dy vjet më parë filloi të ndryshonte rrjedhën e klubit, në rënie të vazhdueshme para hyrjes së fondit amerikan.

Revista gjithashtu thekson rëndësinë e emërimit të Ivan Gazidis, i cili po ndihmon klubin të arrijë qëllimet e tij.

Filozofia e klubit përcaktohet si “e thjeshtë”, domethënë gjetja e lojtarëve ekspertë së bashku me një seri futbollistësh të ardhshëm për t’u rritur në Milano, me kthimin e Ibrahimovic i cili vepron si një katalizator për ndryshimin dhe është një pikë referimi për të gjithë lojtarët e tjerët.

Mes tyre, edhe Franck Kessie, që sot është një mesfushor total dhe që di të bëjë mirë fazën mbrojtëse dhe atë të ndërtimit të manovrës sulmuese, përveç se është “diga” e Milanit.

“Traineri është shumë i mirë në menaxhimin e grupit dhe të gjithë ndihemi të rëndësishëm.

Ai më shpjegoi se çfarë duhej të bëja.

Nuk ishte e lehtë në fillim, por më pas arrita ta vendos në fushë atë që ai më kishte kërkuar jashtë fushe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu