Barcelona i tregon derën, Milani e pret krahëhapur: “Maldini po pret një akord si Theo Hernandez”

Edicioni i sotëm i Leggo, siç raportohet ditët e fundit nga gazeta të tjera, rinis lajmin për interesin e Milanit te Junior Firpo i Barcelonës.

Firpo, i lindur në 1996, do të bashkohej me kuqezinjtë për të qenë zëvendës Theo Hernandez, duke pasur parasysh që në këtë seancë tregu, me shumë gjasa, ai do të largohet nga klubi Blaugrana.

Paolo Maldini mendon për këtë dhe shpreson të bëjë marrëveshjen siç bëri 2 vjet më parë me Real Madrid për Theo Hernandez.

Në fakt, janari i shkuar ishte ai kur pa Firpo një hap larg Milanit por pastaj lojtari vendosi të qëndronte te Barcelona duke qenë se ishte bërë edhe baba dhe nuk donte të largohej nga Spanja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu