Barazoi ndaj Lille, por Bergomi duartroket Milanin: Luajnë si ekip, e dalloj nga këto gjëra!

Giuseppe Bergomi, në komentin teknik të Lille-Milan për Sky Sport, u shpreh për performancën kuqezi, duke nënvizuar sakrificën e djemve të Stefano Piolit edhe në një fushë aspak të lehtë, duke qenë se po flasim për ekipin e vendit të dytë në Ligue 1.

“Milani është një ekip që luan si ekip, mund ta shohësh nga mënyra se si ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe se si e rifitojnë topin”.

Nuk është hera e parë që legjenda e Interit dhe Italisë thur elozhe për kuqezinjtë, duke qenë se shpesh këtë sezon ka qenë në koment dhe ka mbajtur ndeshjet e Milanit.

Bergomi, pak ditë më parë, pas fitores në Napoli, tha se Milani është një skuadër e vendosur dhe që e di se çfarë kërkon dhe si të gjejë golin. Një kolektiv fantastik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu