Balotelli vendos, ja ku do jetë e ardhmja e tij

Mario Balotelli largohet nga Brescia vetëm pas një viti qëndrim tek kjo skuadër.

Sulmuesi u rikthye në qytetin e lindjes për të veshur fanellën e Brescias, por aventura e tij nuk shkoi deri në fund të sezonit.

Si në çdo klub tjetër edhe tek Brescia pati probleme dhe ka shkëputur kontratën me këtë skuader.

Duket se lojtari ka vendosur për të ardhmen dhe do të largohet përfundimisht nga futbolli evropian.

Balotelli ka një ofertë të mirë financiare nga skuadra amerikane Los Angeles Galaxy dhe është duke kompletuar transferimin tek ky klub.

29-vjeçarit i është ofruar kontratë dy vjeçare nga LA Galaxy me një pagë vjetore që është afër pesë milionë euro.

Per sulmuesin ka patur interes edhe nga: Galatasaray, Besiktas, CFR Cluj apo ekipet braziliane si Flamengo e Botafogo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu