Mario Balotelli përsëri në Milano. Një lajm që do të ishte i bujshëm nëse konfirmohej, por që tani mbetet vetëm si një thashethem i pabesueshëm i tregut.
Megjithatë menaxheri Eugenio Bianchini është i sigurt. Balo mund të veshë përsëri fanellën kuqezi, sepse ai ka lidhje të forta me qytetin dhe mjedisin, pavarësisht qëndrimeve të gabuara të kohëve të fundit.
Balotelli është pa ekip pas ndërprerjes së sezonit të kaluar me Brescia. Për të ka pasur zëra për angazhime të mundshme në Itali, te Genova, ose jashtë.
Bianchini është drejtues i Franciacorta, klubi i serisë amatore në të cilën Balotelli po stërvitet.
I intervistuar nga Fanpage.it, ai zbuloi: “Unë kam lexuar në lidhje me interesin e Bolonga dhe Genoa. Por nëse ai do të dëshironte, ai mund të përshtatej gjithashtu me Interin ose Milanin si zëvendës Lukaku ose Ibrahimovic.
Nëse Mario vendos të jetë Mario, me motivimin dhe stimujt e duhur, këto mund të jenë vendet e duhura për të”.
Ish lojtari i Milanit mund të propozojë veten e tij te Milani dhe Interi, edhe nëse nuk ka asgjë konkrete për momentin.
Në rast se do të ishte përvoja e tretë e Balotellit me kuqezinjtë, pas nënshkrimeve në 2013 dhe 2015.