Bale te Milan?! Lajmi befasues nga Give Me Sport

MADRID, SPAIN - JUNE 14: Gareth Bale of Real Madrid walks to the bench during the Liga match between Real Madrid CF and SD Eibar SAD at Estadio Alfredo Di Stefano on June 14, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Milani do të vazhdojë me kërkimin e talenteve, por pa përçmuar blerjen e lojtarëve me eksperiencë. 

Ardhja dhe konfirmimi i Ibrahimovic dhe Kjaer ka qenë një sinjal i qartë nga ana e Elliott: po për mbi 30 vjeçarët, dhe në rastin e suedezit edhe pse me rrogë të lartë.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë objektiva të ndryshëm në shenjestër, dhe nuk mungojnë as lojtarë të niveleve të larta.

Sipas Calciomercato po monitorohen edhe ata futbollistë që janë në krizë me klubin e tyre dhe që mund të lirohen me çmim të mirë.

Njëri nga këta është Gareth Bale, që me Real Madridin po jeton në shtëpi si i ndarë.

Në këtë merkato do të përshëndesë Los Blancos, por nuk dihet cili do jetë destinacioni i ri.

Flitet për një rikthim tek Tottenham ose në SHBA apo në Kinë.

Sipas Bookmakers, janë pikërisht këto destinacionet më të mundshme.

Por siç raporton Give Me Sport, mes skuadrave që kërkojnë Bale, është edhe Milan.

Të shohim nëse do të ketë surprizë në javët në vijim./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu