Bakayoko si Giroud: Chelsea ushtron manovrën, tani është radha e Milanit!

Kanë mbetur edhe dymbëdhjetë ditë në merkato dhe qëllimet e Milanit për të kompletuar skuadrën janë gjithnjë e më të qarta. Alessandro Florenzi është i zgjedhuri për krahun e djathtë. Rossonerët kanë arritur një marrëveshje me të gjitha palët dhe do të nënshkruajnë me anësorin roman.

Lajme të rëndësishme mbërrijnë edhe në mesfushë, ku një rikthim parashikohet.

Maldini është i vetëdijshëm se afrimi i një mesfushori është urgjentisht i nevojshëm për të përfunduar repartin.

Kessie dhe Bennacer mund të largohen në janar për Kupën Afrikane, dhe mesfushori i Bregut të Fildishtë po lufton gjithashtu me një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë të paktën dy ndeshjet e para të kampionatit.

Siç është raportuar nga gazetari i Calciomercato.com, Daniele Longo, në profilin e tij në Twitter, Chelsea ka ushtruar klauzolën e njëanshme për rinovimin e Tiemoué Bakayoko deri në vitin 2023.

Është një lëvizje që mund të lexohet edhe ne kuader te Milanit. Në fakt, në këtë mënyrë Blutë mund ta shesin mesfushorin në huazim te kuqezinjte, diçka që nuk ishte e mundur më parë për shkak të faktit se lojtari do të priste vitin e ardhshëm.

Një tjetër arsye që çon në kthimin e francezit në Milano jane problemet në negociatat për Yacine Adli. Bordeuax në fakt e vlerëson xhevahirin e saj për një shumë më të madhe se 10 milionë euro, atë të vënë në pjatë nga Djalli për të arritur te lojtari.

Për këto arsye Bakayoko tani është zhvendosur në pole position. Ai mund të jetë mesfushori që do të fuqizoje repartin e Piolit, me Kessie, Bennacer dhe Tonali, duke qene se Pobega mund te huazohet serish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu