Bakayoko-Milan, orë vendimtare! Zbulohet formula e Maldinit

Bakayoko-Milan, janë orë vendimtare! Klubi kuqezi, me në krye Paolo Maldini, po bisedon me Chelsea këto orë dhe madje pritet që të gjendet një zgjidhje që  të kënaqë palët. Blutë duan që të mos paguajnë rrogën e lojtarit këtë sezon dhe ta huazojnë duke përfituar edhe diçka, por Milani nuk është dakord dhe e do falas me mundësi blerje në verën e vitit 2021!

Videokonferenca mes Maldinit dhe Marina Granovsakia te Chelsea është zhvilluar si dje dhe ditën e sotme, aq sa sipas medieve italiane, drejtori teknik kuqezi tashmë po negocion me çmimin e lojtarit, duke qenë se Tonali u mor dhe ka një “kartë më shumë”.

Në fakt, Chelsea do 30 mln euro, por Maldini do të synojnë rreth 25 mln euro dhe ndonjë bonus të vogël, pasi Bakayoko vitin tjetër futet në vitin e fundit të kontratës me blutë: verë 2022 dhe do të shitej shumë më pak! Baka këto ditë ka folur telefonikisht edhe me shokun e tij kuqezi, Franck Kessie!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu