Milani vazhdon të mendojë për Tiemoué Bakayoko për të forcuar mesfushen.
Francezi e njeh mirë ambientin e Milanello-s, pas huasë së sezonit 2018/2919, dhe mund të kthehet me kënaqësi.
I takon klubit kuqezi të gjejë marrëveshjen me Chelsea për të konkretizuar kthimin e lojtarit.
Blues deri tani kanë kërkuar rreth 20 milionë euro për transferimin e Bakayoko.
Një çmim më i vogel në krahasim me 35 milionë që Djajtë do të ishte dashur të paguanin për ta marrë para një viti.
Milani synon të shpenzojë sa më pak të jetë e mundur.
Sipas Corriere dello Sport, mund të arrihet një marrëveshje me Chelsea mbi formulen e operacionit.
Nuk mund të përjashtohet një marrëveshje e bazuar mbi huazimin me të drejtë blerjeje.
E vetmja alternativë është blerja me titull përfundimtar dhe huazimi me të drejtë blerjeje./milanclubalbania.al/