Bakayoko-Milan, afron rikthimi! Detajet e fundit me Chelsea

Milan-Bakayoko, afron rikthimi! Jemi në detajet e fundit dhe mesfushori afrikan do të jetë në gjendje të përmbushë ëndrrën e tij të madhe të kthimit për të veshur fanellën kuqezi.

Siç raporton Corriere della Sera këtë mëngjes, mbetet vetëm për t’u përcaktuar vlera e kartonit në formulën e huazimit me të drejtë blerje.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport bën një analizë më të thellë dhe flet për detajet që mbeten për t’u limuar mes palëve. Blutë fillimisht kanë kërkuar 35 mln euro, ndërsa Maldini ka ofruar 20 mln euro bashkë me bonuse. Mund të gjendet një rrugë e ndërmjetme ose të pranohet oferta e drejtuesit kuqezi që nuk ka ndër mend të bëjë çmenduri për Bakayoko duke ditur gjendjen e tij kontraktuale te Chelsea (kontrata i skadon në vitin 2022).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu