Bakayoko i dergon sinjale Milanit. Deshiron te kthehet por duhet te kalohen dy pengesa

Tiemoue Bakayoko dergon sinjale, permes agjenteve te tij per nje rikthim tek Milani. Veren e kaluar, pas nje viti ne huazim, mesfushori francez u largua nga klubi kuqezi te cilet nuk vendosen ta blinin perfundimisht nga Chelsea, cka shkaktoi irritim tek tifozet. Sic raporton Tuttosport, Bakayoko eshte i gatshem te rikthehet tek Milani por qe operacioni te behej i mundur duhet te kapercehen dy pengesa.

Ceshtja e pare qe duhet zgjidhur eshte paga. Lojtari duhet te pranoje qe te ule rrogen vjetore ku aktualisht ai fiton 6.5 milion euro neto ne sezon, nje shifer qe padyshim eshte jashte mundesive te Milanit i cili nga viti i ardhshem projekton nje tavan prej 2,5-3 milion euro page per lojtaret. Pra mesfushori aktualisht i huazuar tek Monako, duhet te pajtohet me nje page me shume se te pergjysmuar ne krahasim me ate qe fiton tani.

Se dyti, kostoja e kartonit: Nese Chelsea nje vit me pare kerkonte 35 milioln euro per lojtarin, kete vere klubi anglez mund te pranoje nje shifer disi me te ulet duke marre parasysh sezonin jo mjaft te mire te francezit tek Monako. Por Milani shpreson ne nje zbritje sa me shume te mundshme pasi nuk do te deshironte te shpenzonte nje pjese te madhe te buxhetit qe do te kete ne dispozicion per merkaton e veres tek mesfushori francez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu