Bakayoko flet si milanist: U ktheva aty ku e lashë! Ja objektivat

Duke folur për mikrofonat e MilanTv, Tiemoué Bakayoko shprehu emocionet e tij të para pas firmes dhe zyrtarizimit te kthimit te tij. Këto janë pyetjet dhe përgjigjet:

Me kthimin e tij…

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam kujtime të mrekullueshme këtu. Nuk filloi mirë, por në fund klubi, tifozët dhe stafi më treguan gjithashtu shumë dashuri. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë mendoja se një ditë do të kthehesha. Ishte një nga ëndrrat e mia “

Për bisedimet me Maldinin dhe menaxhmentin.

“Ne biseduam disa javë më parë dhe sot u takuam. Të gjithë donin që unë të kthehesha dhe kjo më dha shumë besim dhe isha i sigurt se do të kthehesha kuqezi.”

Mbi Milanin francez.

“Është mirë të shoh disa miq përsëri. Unë i njoh të gjithë lojtarët francezë në ekip dhe kur vendosa të kthehem këtshtu mendova për këtë dhe bisedova me ta.”

Rreth Kessie.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me të. Nuk jam i befasuar sepse ai është një djalë shumë i mirë dhe një lojtar i fortë. Kur u largova nga Milano pashë se si ai është rritur dhe gjatë sezoneve në vijim kam admiruar shfaqjet e tij të shkëlqyera. Mendoj se ai i ka treguar të gjithëve aftësitë e tij “

Serie A

“Unë mendoj se Serie A po rritet. Çdo vit ka lojtarë të shkëlqyer dhe niveli është përmirësuar shumë. Ndihem mirë në këtë ligë dhe tani mund të them se e njoh atë dhe jam i lumtur që luaj aty”.

Ndeshja kundër Milanit vitin e kaluar.

“Kur luaja kundër Milanit isha i fokusuar për ekipin për të cilin po luaja. Sinqerisht doja të fitoja, por nuk shkoi mirë sepse mora te kuq. Ishte mirë të shihja disa miq përsëri.”

Liga e Kampionëve.

“Në 2018/19 ne humbëm kualifikimin për Ligën e Kampionëve me disa pikë. Në fund të sezonit isha i zemëruar, por tani jam i lumtur që jam kthyer dhe jam në gjendje të luaj në këtë kompeticion. Eshtë ëndrra e të gjithëve lojtarët.”

Derbi

“Dua të fitoj derbin sepse nuk kam pasur sukses në sezonin tim të parë këtu. Mendoj se Milan-Inter është ndeshja më e rëndësishme dhe dua ta fitoj atë.”

Milani

“Milani është një klub i madh, është emri i parë që vjen në mendje. Një klub i njohur në të gjithë botën. Stadiumi, skuadra, trofetë dhe një histori legjendare. Unë jam kthyer dhe jam këtu për t’u argëtuar dhe ndihmoj ekipin “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu