“Bakayoko duhet te qendroje gjate te Milan” deklaronte Gattuso, po tani..

Sipas mediave italiane Stefano Sensi eshte afrimi me i ri te kuqezinjte tek nje mesfushe krejt e re.

Krejt e re pasi largimet e Bertolacci, Montolivo dhe Jose Mauri me shume mundesi do ti bashkohet dhe largimi i Bakayoko dhe jane plot 4 lojtare ne mesfushe. Por cfare deklaronte Gattuso ne muajin shkurt para mediave? Une nuk jam drejtues dhe nuk merrem me financat por Bakayoko duhet te qendroje gjate te Milan..

Por cfare ka ndryshuar nga atehere? Ishte nje moment tjeter i sezonit Milan vinte pas fitoresh rrjesht, por nuk duhet te harrojme se Bakayoko ka qene me i miri ne mesfushen kuqezi per shume kohe, pervec ndonje gabimi jashte fushe qe si duket po ndikon tek e ardhmja e tij..

I vetem Sensi nuk mund te ndryshoje mesfushen e Milan aq me shume kur flitet se Bakayoko do te largohet (35 milion euro jane shume per arken e Milanit) dhe kur te gjithe e dine sa torturuese eshte te gjesh nje mesfushor aq te mire me ato shifra sot ne tregun europian. Me Biglia shpesh i demtuar, Bonaventura qe vjen pas nje demtimi te gjate Kessie dhe Calhanoglu me ulje e ngritje gjate sezonit blerja e Bakayoko do te ishte levizja e duhur..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu