Tiemoue Bakayoko dergon sinjale, permes agjenteve te tij per nje rikthim tek Milani. Veren e kaluar, pas nje viti ne huazim, mesfushori francez u largua nga klubi kuqezi te cilet nuk vendosen ta blinin perfundimisht nga Chelsea, cka shkaktoi irritim tek tifozet.
Sic raporton Tuttosport, Bakayoko eshte i gatshem te rikthehet tek Milani.
Madje sipas “La Gazzetta dello Sport” ka vendosur të bëjë edhe një sakrificë për rrogën.
Lojtari është gati të përgjysmojë pagën e tij, e cila aktualisht është 6 milionë euro në 3 milionë euro, vetëm për t’u rikthyer te Milani.
Megjithatë problem është çmimi që kërkon Chelsea për ta lënë të lirë, i cili është 20 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë nuk ofrojnë më shumë se 15 milionë euro.