Bakayoko dhe mesazhi misterioz në rrjetet sociale! Milani dhe Chelsea duhet të nxitojnë…

Tiemoué Bakayoko mbetet objektivi i parë i Milanit për të kompletuar mesfushën, ashtu siç edhe ka kërkuar trajneri Stefano Pioli.

Megjithatë, dëshirat kuqezi dhe e vetë lojtarit janë përplasur me kërkesat e Chelsea dhe sigurisht blerja e Tonali e ka ftohur pistën, në pritje të “sprintit” të fundit në merkato…

Mesfushori, i cili postoi në Twitter dhe Instagram një foto teksa është duke parë orën, shkruan edhe “Nuk ka kohë”…

Një “caption” që ka marrë pëlqime por edhe shumë komente! Mund të ketë dy kuptime, pra që Milani duhet të nxitojë për lojtarin sepse koha po kalon dhe merkato po vjen drejt fundit, ose edhe që nuk ka kohë për të pritur më dhe ai do të shohë një skuadër tjetër mbase…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu