BAKAYOKO-AURIER, DREJT DAKORDËSIMIT. PRANË MARRËVESHJES ME 2 LOJTARËT

Në pritje të rinovimit të kontratës së Zlatan Ibrahimovic, Milani vazhdon përditë të punojë për të forcuar mbrojtjen dhe mesfushen për sezonin e ri.

Nga Gazzetta dello Sport sot vijnë sinjale shumë pozitivë për arritjen e dy marrëveshjeve, gati përnjëherësh.

Tiemoue Bakayoko dhe Serge Aurier duken shumë afër po-së.

Duket që Paolo Maldini dhe Rickey Massara po arrijnë marrëveshjen për të dy lojtarët, duke i dorëzuar shumë shpejt Stefano Piolit një mesfushor dhe një mbrojtës të djathtë me eksperiencë.

Bakayoko e Aurier, kanë rënë dakort: detajet

Për  Bakayoko-n ka dakortësi totale me Chelsea-n. Shoqëria angleze ka dhënë rrugën e lirë në orët e fundit për transferimin në huazim të mesfushorit francez. Milani do të ketë kthimin e futbollistit me titull të përkohshëm, plus një të drejtë (jo detyrim) shpërblimi për rreth 30 milionë euro.

Ish lojtari i Mynihut i ka thënë po kontratës për 2,8 milionë neto plus bonuset, duke kufizuar gjerësisht rrogen që merr aktualisht në Londer.

Por në dakortësinë mes Milan dhe Tottenham për Aurier ka akoma mospërputhje të vogla. Kërkesa angleze është 20 milionë, Milani do të donte të shpenzonte 15. Por duket se klubet po punojnë për të mbyllur marrëveshjen pozitivisht.

Ndërkohë vjen një sinjal ngushëllues: dje Spurs kanë bërë një miqësore kundër Ipswich Town. Aurier nuk ishte as në stol, një e dhënë e qartë rreth shitjes së afërt në drejtim të Milanellos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu