“Baby” Milan po jep frytet e para, Elliott i kënaqur me projektin: zbulohet basti i radhës për trajnerin!

Sipas Corriere della Sera, plani i Elliott, i bazuar në rritjen e talenteve të rinj, po jep frytet e para: ekipet e tjera ndoshta janë të pajisura më mirë për kampionatin, por pjekuria e Djallit, pavarësisht nga të rinjtë e shumtë në fushë, është për t’u parë dhe deri tani po tregon se eshte ne rritje, ndaj askush nuk vendos dot kufinj mbi objektivat.

“5 madhështorët: kështu Milani njëzetvjeçar shkon në sulm ndaj Atletico”: këtë mëngjes La Gazzetta dello Sport titullohet keshtu dhe shpjegon se Djalli dëshiron të ndryshojë ingranazhet edhe në Ligën e Kampionëve.

Pas Leao, Brahim Diaz dhe Saelemaekers, Stefano Pioli i dha hapesira gjithashtu Kalulu dhe Maldinit.

Në këto gati dy vjet në krye të Milanit, Stefano Pioli ka rritur disa lojtarë të rinj që tani janë bërë elementë kryesorë të Djallit.

Trajneri i Rossonerëve ishte gjithashtu në gjendje të rigjeneronte disa lojtarë: basti i ardhshëm i tij është të rifitoje Pietro Pellegri në nivele të larta: një qendërsulmues i cili mbërriti gjatë verës nga Monaco dhe i cili sapo është kthyer nga disa sezone në të cilat ka luajtur shumë pak te ekipit francez për shkak të disa problemeve fizike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu