“Baby Milan” dhuron spektakël ndaj ekipit të Berlusconit. Gola vitrinë në “San Siro” (VIDEO)

Miqësorja e parë e vërtetë pas testit ndaj Novara ka dhuruar një Milan të talentuar me të rinj interesantë që mund të thonë fjalën e tyre edhe gjatë sezonit!

Fitore 4-1, edhe pse ritmi i ulët i ndeshjes, njda një ekipi – Monza – të ndërtuar për t’u ngjitur në Serie A sezonin tjetër dhe sidomos me një përgatitje të nisur që në datën 1 korrik.

Kuqezinjtë pas një jave stërvitje ende nuk kanë kapur ritmin, por megjithatë treguan se cilësia nuk mungon, sidomos me të rinjtë interesantë nga Roback te Daniel Maldini (gol mjaft i bukur), Pierre Kalulu dhe perla finale e Lorenzo Colombo në fund.

Goli i parë erdhi nga Calabria me një goditje të bukur nga jashtë zone! Praktikisht, një mbrëmje vitrinë për të rinjtë në një “San Siro” bosh, por që e ndriçuan ata…

Debutoi edhe Brahim Diaz dhe Tommaso Pobega.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu