Babai i Vlasic “qan” Milanin dhe thumbon CSKA: Im bir duhet të ishte veshur kuqezi!

Josko Vlasic, babai i Nikola, mesfushori sulmues i ndjekur nga Milan për një kohë të gjatë këtë verë dhe i cili u transferua nga CSKA Moska te West Ham ditën e fundit të merkatos, foli kështu për negociatat me kuqezinjtë.

I ati pranoi për mikrofonat e Večernji list se si i biri donte me forcë transferimin te kuqezinjtë:

“Nikola duhet të kishte shkuar te Milani. Ne donim vetëm kuqezinjtë dhe im bir mezi priste të ndodhte ai transferim.

Por të dy klubet nuk mundën të gjenin një marrëveshje ekonomike dhe kështu që CSKA nuk pranoi më, ndaj gjeti akordin me West Ham. Ka keqardhje të madhe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu