Avokati i Milanit sqaron situatën Ibra-Lukaku: I tha gomar jo majmun! Jehona ishte ndryshe…

“Hetimi? Nëse shikon ngjarjen dhe jo jehonën e ngjarjes, po flasim për asgjë. Ata janë dy lojtarë të shkëlqyeshëm, me një ndryshim: Milani ka treguar se mund të bëjë mirë pa Ibrahimovic, Inter nuk mund të bëjë pa Lukaku” .

Fjalët dhe mendimet e Leonardo Cantamessa, avokati i Milanit, i cili në mikrofonat e “Radio Punto Nuovo” u kthye të flasë për thirrjen e sulmuesit suedez në Prokurorinë e FIGC.

Avokati mbrojtës i Milanit e shoqëroi të premten e kaluar sulmuesin kuqezi që dha dëshminë e tij të fakteve.

Cantamessa iu kthye frazave të thënë nga Ibrahimovic për Lukaku: “Zlatan nuk iu drejtua me majmun por gomar, që në sport ka një përkufizim tjetër në anglisht dhe ka të bëjë me cilësitë e një lojtari”.

Dhe pastaj në lidhje me referencën e Ibra-s për ritet e voodoo, ai u përgjigj: “Presidenti i Everton, për të justifikuar punët e tij me Lukaku, doli me këtë histori”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu