Avantazhi pas 6 sekondash, Pioli ironizon me gazetarët: Mendoni se krehim kukullat? Kalulu zbulim

Stefano Pioli foli në konferencën në “Mapei Stadium” pas suksesit ndaj Sassuolos. Trajneri kuqezi shpjegoi dhe mënyrën se si erdhi goli i parë i Leaos pas vetëm gjashtë sekondash…

“Calhanoglu dhe Diaz ishin shumë të zotë duke bërë që një situatë e përgatitur të materializohej.

Ekipi kapitalizoi një model që ne kemi ndërtuar stërvitje pas stërvitje… Çfarë mendoni se krehim kukulla në Milanello?”

“Më vjen keq për mungesën e kaq shumë lojtarëve sepse nuk na lejon të kemi kaq shumë rezerva dhe të lëmë dikë të marrë frymë.

Por unë kam një grup të fortë, i cili po shtrëngon dhëmbët dhe me atë që kemi ne po arrijmë shumë”

Milan pa Ibrahimovic dhe performanca e Leaos dhe Kalulu:

“Me Ibrahimovic jemi më të fortë. Ai na bëri të rritemi shumë, edhe mendërisht, ndaj kemi nevojë për të. Jam i lumtur sepse Leao ishte më intensiv mendërisht, ai e interpretoi lojën mirë dhe tregoi një shpirt të madh sakrifice.

Ka aftësi të mëdha. Kalulu po ecën shumë mirë. Dy muaj më parë e provuam rastësisht gjatë një seance stërvitore si mbrojtës qendre dhe menjëherë më pëlqeu. Nga të mos luash fare te të jesh titullar është një kapërcim i madh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu