Aurier dëshiron Milanin, sulm i Maldinit: të rejat e fundit

Milani ka parë tek Serge Aurier përforcimin ideal për fashën e mbrojtjes së djathtë.

Është ai profili i preferuar.

Corriere dello Sport shkruan se janë parashikuar kontakte të reja me ekipin e lojtarit për të shqyrtuar situaten.

Çmimi i nisjes së Tottenham ishte 22-23 milionë euro, por Milani mendon se do të bëjë ulje.

Aurier ka qenë në favor të një transferimi me bluzen kuqezi.

Pas Ligue 1 dhe Premier League, e sheh pozitivisht një eksperiencë në Serinë A.

Është pothuajse 28 vjeç dhe ka eksperiencen internacionale për të hyrë direkt në skuadren e Piolit.

Raporti me José Mourinho nuk është nga më të mirët, prandaj mbrojtësi i djathtë ka dhënë pëlqimin e tij për tratativat me Milan. Shumë do të varet nga Tottenham.

Nëse çmimi nuk do të ulet, shoqëria kuqezi mund të kthehet nga Denzel Dumfries të PSV Eindhoven: vlerësimi rreth 18 milionë./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu