“Atmosferë e keqe përreth Piolit, që mbetet trajner i mirë! Por edhe klubi ka fajet e tij! Ju tregoj cilat”

“Ekziston një atmosferë e keqe përreth Stefano Pioli sepse këtë herë ka gabuar kohët: vitin e shkuar bëri super fazë të dytë, këtë herë bëri super fazë të parë!

Por, Milani në fund të fundit do të ketë bërë sigurisht më mirë se kampionati i shkuar, kur mbërriti i gjashti me 66 pikë, ndërsa tani është po aq pikë por ka edhe 5 ndeshje për të zhvilluar.

Shumë rrallë një skuadër e vendit të gjashtë kalon në vend të parë. Milani ka qenë aty përgjatë gjithë sezonit dhe madje është ende në garë për Champions.

E kuptoj që njerëzit prisnin diçka më entuziazmuese, por kur rindërtohet kalohet mes tentativash.

Zbrazëtia e merkatos ishte qendërsulmuese. Leao është ndoshta një bast i mirë dhe investimi i të ardhmes, por sot vlen pak gola.

U desh të bëhej një ndryshim programi për të marrë Ibrahimovic që ka luajtur më pak se gjysma e ndeshjeve dhe duke mos shënuar më gola të vërtetë në javën e tetë (më pas vetëm Cagliari, Crotone dhe Fiorentina)

Pioli është përsëritës! Ka gabuar edhe finale të tjera sezoni në vitin e tij të dytë. Por është një trajner i mirë dhe jo më fajtor i një klubi që vazhdon të humbasë 200 mln euro çdo vit!”

(Mario Sconcerti, Calciomercato.com)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu