Atalanta nuk e do Bonaventura-n, ngelen hapur 2 pista të tjera

Aventura kuqezi e Giacomo Bonaventura ka përfunduar.

Pas 6 viteve me uniformën e Milan, kontrata e tij me kuqezinjtë ka skaduar.

Po flitet këto ditë për të ardhmen e Jack, por që nuk ka gjetur akoma klubin e gatshëm për ta pranuar.

Ndërkohë vjen refuzimi i parë nga Atalanta.

Bonaventura në ditët e kaluara do t’i ishte propozuar skuadrës së vjetër, por që siç duket e ka kaluar këtë alternativë.

Sipas Sportitalia, Atalanta nuk është aspak e interesuar për mesfushorin, duke pasur për tani prioritete të tjera në merkato.

Një lajm jo pozitiv për Bonaventurën, por që ka dy admirues të tjerë të fortë në Serinë A: qendrojnë të hapura pistat që çojnë në Torino dhe tek Benevento.

Te Benevento duket se kanë muaj që po përgatisin ofertën e kontratës për ish milanistin, ku si trajner është Pipo Inzaghi, i cili e njeh mirë lojtarin./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu