“Asnjë shans për Chiesa, Tonali vlerësohet sipas redaksive…”

Drejtori i Milan Channel, Mauro Suma, ka bërë një analizë të merkatos së deritanishme të Milanit dhe ka shuar disi shpresat e tifozëve kuqezi për ardhjen e Federico Chiesa, duke mos përmendur as Bakayoko, por cituar Tonalin…

“Asnjë shans” për Federico Chiesa. Kjo është fjalia që ne ju drejtohemi, duke ditur se nuk do t’i lumturojmë tifozët kuqezi!

Por të vetëdijshëm për faktin se tifozët duhet të informohen absolutisht dhe në mënyrë rigoroze.

Atëherë: të gjithë vlerësojnë, reagojnë dhe debatojnë ashtu siç e shohin të arsyeshme, por para së gjithash lajmet duhet të përcillen nga respekti dhe objektiviteti.

Pra: asnjë negociatë me Cagliari për Davide Calabria dhe asnjë shans për Federico Chiesa.

Pasi shkruaj këtë, Milani është solid, ka një pronësi të rëndësishme siç mund të prekësh me dorë në këtë periudhë krize Covid, dhe çdo mundësi në fund të merkatos mund të jetë e kapshme.

Por për momentin është e vërtetë ajo që tha Paolo Maldini në Verona: “Ne bëmë gjithçka që duhej të bënim!”

Ai po iu referohej ardhjeve të reja të njoftuara si ato të Ibra dhe Diaz, atyre të shpallura si Tonali dhe gjithë atyre operacioneve të merkatos për të cilën Milani ka bërë “mbjelljen” e nevojshme në javët e kaluara deri më sot.. Sot, megjithatë, adhuruesit e redaksive dhe mediave sociale nisin me xhiron e valseve: duhen vetëm lojtarë me përvojë dhe të gatshëm menjëherë.

Kështu shkon bota, interpretimet dhe përkufizimet vijnë e shkojnë sipas ngjyrave. Çdo referencë ndaj Sandro Tonalit është thjesht e rastësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu