“Asnjë gabim”, institucioni mbron gjyqtarin Pasqua por vendos ndryshe! Ish-arbitri: Nuk i treguan pamjen e duhur në VAR!

Një nga personazhet më të përfolur pas raundit të fundit të kampionatit Serie A është sigurisht Fabrizio Pasqua.

Arbitri me origjinë nga Nocera Inferiore u kritikua mbi të gjitha nga Milani dhe tifozët e tij për disa vendime të diskutueshme gjatë ndeshjes Milan-Napoli.

Bilbili nga Campania në veçanti befasoi shumë duke shkuar te VAR dhe duke mos akorduar penallti në fund, pas kontaktit  mes Theo Hernandez dhe Bakayoko.

Me rastin e shumë diskutuar, Pasqua madje u këshillua me monitorin, i thirrur nga Paolo Mazzoleni, përgjegjës i dhomës VAR.

Pavarësisht nga kontrolli i drejtpërdrejtë në monitor, gjyqtari vendosi të konsiderojë ndërhyrjen e vonë të Bakayoko si të pa dënueshme, e cila ende lë shumë diskutime.

Madje, sipas ish-arbitrit Bergonzi ka qenë gabimi i VAR që i ka dhënë pamjet e gabuara arbitrit dhe jo kameran që tregonte goditjen në ballore dhe jo anësore ku nuk dallohej mirë.

“Nëse arbitrit do t’i jepnin pamjet që pamë të gjithë në tv, pra ato ballore, do të kishte akorduar penallti. Ai pa pamjet e tjera që ishin anësore dhe nuk shihej mirë ndërhyrja dhe ishte e turbullt”.

Vendimi nxiti disa protesta tek kuqezinjtë, madje edhe reagime pas ndeshjes (si Theo Hernandez). Por AIA (Shoqata e Arbitrave) ka vendosur të mos ndalojë Pasqua.

Siç shkruan Corriere della Sera, Shoqata e Arbitrave Italianë e kryesuar nga presidenti i ri Trentalange ka vlerësuar pozitivisht drejtimin e gjyqtarit.

Në veprimin e mungesës së një penalltie për Milanin, Pasqua nuk do të kishte bërë gabime të dukshme. AIA bën të ditur se ai veproi duhur duke e parë në monitor dhe vendosur pastaj.

Ajo që dihet me siguri është që Pasqua për një periudhë të caktuar nuk do të arbitrojë ndeshje të Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu