ASKUSH SI MILANI NË EUROPË: statistika e vendosur sonte!

Milani e nisi vitin në mënyrën më të mirë të mundshme me suksesin 2-0 në fushën e Beneventos. Pavarësisht kartonit të kuq të Tonalit pas 30 minutash (vendim i thërritur nga VAR dhe i diskutueshëm) kuqezinjtë janë kthyer në shtëpi me 3 pikët falë golave të Kessie dhe Leao.

Për portugezin ishte goli i katërt këtë kampionat: asnjë skuadër në top 5 kampionatet europiane 2020-21 nuk ka më shumë futbollistë me të paktën 4 gola (Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Franck Kessie).

Sakaq, Rafael Leao është i huaji i 2-të më i ri ndonjëherë që ka arritur 10 gola për Milanin në Serie A (21 vjeç e 207 ditë), pas Alexandre Pato (19 vjeç e 19 ditë).

Në këtë fillim të sezonit, portugezi tashmë ka realizuar 4 gola dhe në disa ndeshje nuk ka luajtur për Covid-19 dhe dëmtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu