Zlatan Ibrahimovic është lideri i Milanit dhe prej janarit udhëhoqi ekipin e tij drejt rilindjes së madhe kur askush nuk e prsite.
Kuqezinjtë e mbyllën vitin 2020 në krye të Serie A dhe bomberi suedez karikon shokët e skuadrës në deklaratën e dhënë për Sportweek.
“Unë nuk kërkoj kurrë asgjë, pasi jam vetë Babagjyshi i Krishtlindjes, jam unë ai që i bën dhurata 27 fëmijëve të mi. Dy i kam në Suedi dhe 25 të tjerët në Milanello.
Meritojmë shumë komplimente për atë që kemi bërë këtë vit. Kemi humbur shumë pak ndeshje. Nuk e di nëse kjo ka ndodhur falë meje, por diçka të mirë e kam bërë.

Kur u riktheva te Milani janarin e kaluar, ekipi renditej në vendin e 12-të. Tani jemi në vendin e parë dhe po tregojmë se e meritojmë këtë vend. Të vazhdojmë kështu përpara“, deklaron Ibra.
Gjatë intervistës së gjatë dhënë për Sportweek, Zlatan Ibrahimovic përpiloi 11 personat kryesorë të tij personal: “Në portë vendosa Buffon, Cafù dhe Maxwell në krahë, qendra me Nesta dhe Cannavaro (dy kafshë).
:focal(1325x629:1327x627)/origin-imgresizer.eurosport.com/2020/12/27/2961978-60795488-2560-1440.jpg)
Në mesfushë Nedved ishte numri një për mua, ai më ndihmoi shumë për t’u përmirësuar. Ai është një makinë pune, një shembull i shkëlqyeshëm për rritjen time. Në krah të tij Viera dhe Xavi me të cilin kam luajtur te Barcelona e fenomeneve.
Sulmi është i lehtë: Zidane pas Ronaldos, Fenomeni, idhulli im, dhe Maradona më i forti nga të gjithë, madje edhe se unë. Këtë herë unë jam trajner dhe mbase një ditë do të bëhem vërtet”.