Janë dashur pak minuta që Milani të gjejë golin e avantazhit ndaj Vicenza, skuadër që këtë sezon do të luajë në Serie B. Goli i parë u realizua nga Castillejo, por pasimi perfekt mes 4 kundërshtarësh ishte i Calhanoglu, që ka gjetur filtrimin për spanjollin.
Milani e ka nisur mjaft fort miqësoren në Milanello ndaj ekipit bardhekuq, teksa ndodhet edhe kryesia e klubit, me Maldini, Gazidis dhe Massara.
Trajneri Pioli ka hedhur në fushë një formacion ndryshe dhe është rikthyer sidomos numri “10” titullar.