AS: Milani kthen serish syte nga sulmuesi spanjoll, kontakte qe ne janar

Jordi Escobar eshte nje nga talentet e rinj qe vezhguesit e Milanit ndiqnin perpara ndalimit te kampionatit. Nje sulmues i lindur ne vitin 2002 i cili luan per Valencian.

Sipas gazetes spanjolle AS, klubi kuqezi kishte bere tashme nje perpjekje ne janar dhe me pas kishte vendosur te shtynte operacionin ne vere. Spanjolli eshte nje nga perspektivat me premtuese ne sektorin e te rinjve te Valencias, me te cilen ai eshte nen kontrate deri ne qershor te 2022-it.

Por Jordi Escobar eshte shume i lidhur me klubin e tij aktual dhe iu la te kuptohet ndjekesve te tij ne rrjetet sociale, se nuk ka ndermend te largohet. Sidoqofte, do te jete e nevojshme te shihet se çfare planesh do te kete Valencia per te ne te ardhmen, nese do ta integroje apo jo tek ekipi i pare.

Escobar nuk u perfshi ne mesin e lojtareve qe do te bashkohen me formacionin baze ne para-sezon. Kjo e befasoi dhe mund ta shtyje te degjoje ofertat per te. Shume do te varet edhe nga propozimet qe do te vijne. Perveç Milanit, edhe klubet e Premier League kane vendosur nen shenjester sulmuesin 18-vjeçar. Kuqezinjte, te cilet jane vene ne levizje me shpejt se te gjithe, -shton media spanjolle – jane ne avantazh per qendersulmuesin te cilin e krahasojne me Lewandowskin per nga karakteristikat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu