Milan në gjurmët e Gareth Bale. Siç raportohet nga gazeta spanjolle AS, sulmuesi uellsian po largohet nga Real Madrid, por paga e madhe e lojtarit po e frenon shitjen.
Bale fiton rreth 15 milion euro në sezon dhe duhet të paktën të përgjysmojë pagën për të qenë në gjendje të lëvizë.
Lojtari nuk është më pjesë e projektit teknik të Zidane, por kontrata e tij skadon në 2022.
Verën e kaluar ishte Jiangsu Suning ai që u interesua për lojtarin, por marrëveshja nuk u materializua.
Real Madrid madje do të dukej i gatshëm për ta liruar duke e paguar një vit të tërë.
Milani ëndërron lojtarin, por sigurisht që nuk do të ofronte më shumë se 7 milion euro, e cila është shuma që merr Ibrahimovic.
Kuqezinjtë po shpresojnë për të, por operacioni është shumë i komplikuar.