“AS”: “Milan, jo vetëm Diaz! Edhe 4 emra në tavolinën madrilene. Maldini e di mjaft mirë se…”

Gazetari i “As” Mirko Calemme ka shkruar sot një artikull të gjatë ku nënvizon se si drejtuesit kuqezi vecc Brahim Diaz, do të bisedojnë me Real Madrid edhe për disa lojtarë të tjerë…

“Milani dëshiron të vazhdojë të hedhë rrjetat te Real Madrid. Dy vjet më parë hyri Theo në rrjetë për “vetëm” 20 milion euro dhe është bërë një futbollist kryesor në ekip.

Vlera e tij në treg është trefishuar dhe me tetë gola dhe tetë asistime këtë sezon ai ka qenë vendimtar për kthimin e klubit në Champions League pas një mungese shtatë-vjeçare.

Diçka e ngjashme ndodhi me Brahim Diaz. Talenti nga Malaga nuk ishte titullar i përhershëm, por ai e mbylli me katër asistime dhe shtatë gola, një prej të cilëve, kundër Juventusit, do të mbahet mend për vite me radhë në mesin e tifozëve kuqezi.

Italianët duan të vazhdojnë të mbështeten te sulmuesi dhe Paolo Maldini në ditët në vijim do të takohet me bordin e Real Madrid për të diskutuar situatën e tij, duke propozuar një vit tjetër në huazim.

Milani tani ka edhe një nga miqtë më të mirë te Real Madrid, Carlo Ancelotti. Marrëdhënia e shkëlqyer e ish-mbrojtësit me klubin e bardhë dhe gjithashtu me trajnerin e tij të ri, mund të favorizojë operacione të reja.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Milani mund të marrë pjesë në ‘operacionin fshesa’ të Madridit, pasi që përveç Brahim, ata janë të interesuar për Jovic, Mariano, Odriozola dhe Ceballos.

Kuqezinjtë duan të forcohen për kthimin e tyre në Champions League dhe do të përpiqen të përfitojnë nga mundësitë e tregut që Madridi u ofron. Ata e dinë shumë mirë se gjithçka që del nga Bernabeu në Serinë A funksionon shumë mirë…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu