As James dhe as Ziyech, Pellegatti: Ëndërroj këtë numër 10, Milan bëj çmos ta marrësh, edhe huazim!

Gazetari dhe tifozi i Milanit, Carlo Pellegatti foli për Milanin në kanalin e tij në YouTube, ashtu si çdo herë.

U ndal kryesisht për merkaton, duke azhornuar lajmet e fundit dhe duke shprehur dëshirat e tij: “Natën e kaluar Bild foli për Sabitzer te Milani, ky lojtar do të ishte një ëndërr spektakolare për mua.

I

Në vend të Calhanoglu ai është i përsosur, një mesfushor sulmues karizmatik shumëplanësh, kapiten.

Ai është boshti i një ekipi si Leipzig i cili arriti fazat e fundit të Champions League vitin e kaluar.

Bild thotë se Leipzig mund ta shesë pasi kontrata i skadon në 2022, duke i dhënë një zgjedhje se ku të shkojë.

Sabitzer dëshiron të luajë Ligën e Kampionëve, dhe Milani do ta luajë këtë vit.

Ai do të ishte perfekt pas sulmuesit në 4-2-3-1. Shpresoj që nëse çmimi do të ishte 15/20 milion, Milani do ta marrë atë.

Në këto kushte, ky lojtar duhet të merret, edhe në huazim. Unë dua Sabitzer me numër 10 te Milani për sezonin që do të fillojë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu