Arsenali i vjen në ndihmë merkatos së Milanit! Mund të zhbllokohet efekti “domino”

Paqueta është një “mish i huaj” te Milani dhe kjo ka bërë që trajneri Stefano Pioli, sigurisht pasi ka biseduar me drejtuesit e klubit, ta lërë jashtë për zgjedhje teknike, në sfidën ndaj Shamrock Rovers.

Por, merkato sigurisht është pika kryesore dhe shitja e brazilianit do të sillte ato para të nevojshme për të tentuar sulmin në mbrojtje (Milenkovic objektivi).

Me Lyon ende nuk ka asgjë zyrtare dhe Milani pret ofertën (interesimi është real). Sipas “Sky Sport” do të duhet edhe pak kohë që kjo të ndodhë.

Por, lajmi mirë vjen nga kanali francez Telefoot, që shkruan se Arsenali është gati të ofrojë 40 milion euro për të siguruar mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar.

Nëse talenti me origjinë algjeriane largohet, drejtori sportiv Juninho mund të ngushëllohet me Lucas Paquetà nga Milani, duke pasur disponueshmërinë ekonomike për të qenë në gjendje të kënaqte kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu