“Arnault e ka ndarë mendjen me Milanin”, rrëfimi i agjentit dhe fjalia e multimiliarderit!

Massimo Brambati, një agjent i njohur, foli për rinovimin e Gianluigi Donnarumma dhe disa tema të tjera, mes tyre blerjen e mundshme të Milanit nga Bernard Arnault…

“Prioriteti duhet t’i jepet Donnarumma, ai është i ri dhe do të garantohej një portier për 5 vjet të tjera. Donnarumma dëshiron të përfshihet në Champions League dhe Milani tani nuk mund ta garantojë atë.

Milani mund të kapet te faktori emocional i lojtarit dhe te një shitje e mundshme, e cila mund të ndryshojë mendjen e lojtarit”.

Brambati: “Avevo proposto il Bari ad Armani, auguro il meglio alla nuova  società” – Quotidiano di Bari

Në lidhje me shitjen e mundshme të Milanit: “Një person më tha që ai foli në telefon me Arnault dhe se ky synon të bëhet pronari i klubit.”

Pardje Bernard Arnault foli personalisht, duke nënvizuar se si “Italia është strategjike dhe themelore për LVMH”, kompania që ai zotëron dhe e cila mburret me një xhiro prej gati 54 miliardë euro në vit.

Arnault accelerates for Milan with Maldini, Braida and Shevchenko to lead  the club | AC Milan News

Një kompani që zotëron mbi shtatëdhjetë marka të ndara në kompani të modës së lartë si Christian Dior, Bulgari, Fendi, Kenzo dhe Louis Vuitton, orë të tilla si TAG Heuer, stoli të tilla si Tiffany & Co., verëra dhe pije alkoolike si Moet & Chandon, botime si Les Échos dhe Le Parisien, shpërndarje si Sephora dhe Le Bon Marché, apo hotele luksoze.

Një deklaratë e këtij lloji ishte e mjaftueshme për të ngritur shpresat e shumë tifozëve që u lëshuan në mediat sociale, duke kërkuar një ndryshim të pronësisë nga Elliott në Arnault…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu