ARMANDO BROJA! Një diamant kuqezi që na zbukuroi fundjavën (VIDEO)

Armando Broja sigurisht që përpara 3 vitesh ishte një emër i panjohur për shqiptarët, edhe pse Alban Bushi kur e thërriti te U-21 së pari do të deklatonte: “Ky talent do të marrë skenën e Shqipërisë dhe si ky sulmues nuk kemi pasur kurrë…”

Ndoshta parashikimi më i saktë. Sepse nëse sot Shqipëria e Edy Reja dhe e jona mori 3 pikët e radhës ndaj Hungarisë, sërish duhet t’i falet djaloshit të lindur dhe rritur në Angli, që sot luan te Southampton dhe për të cilin Chelsea nuk vendosi shitjen përfundimtare…

Shpejtësi, fizik, teknik dhe shumë zgjuarsi. Një gol i shpikur totalisht sonte në Budapest Arena të Hungarisë, që mban ende gjallë shpresat kuqezi për të provuar të shkojë në Botëror…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu