Arbitri, rritja e Milanit, leksioni në Anfield, objektivat, klubi dhe Kessie… Pioli ka për të gjithë!

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, u shpreh për DAZN mbi ndeshjen Atalanta-Milan 2-3, duke komentuar paraqitjen, fitoren dhe individualitetet…

“Ne duhet të luajmë për të fituar çdo ndeshje të vetme. Ne bëmë një paraqitje të shkëlqyer, me intensitet, cilësi dhe energji. Eshtë një fitore e rëndë që mbyll nje periudhe shumë te gjatë dhe sfiduese, në të cilën skuadra i është përgjigjur gjithmonë edhe humbjeve. Ne po rritemi dhe absolutisht duhet të vazhdojmë kështu”.

Për golat e pesuar: “E rëndësishme të fitosh. Te goli i dytë ka një faull të bujshëm, nuk e kuptoj se si nuk mund ta shohesh atë. Por nuk më intereson … Unë jam shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve të mi: ne luajtëm në mënyrë të barabartë me një ekip që ka qenë në majat e Serie A për 4 vjet dhe po bën shumë mirë në Ligën e Kampionëve”.

Për performancën e individeve: “Kam kërkuar një përpjekje të rëndësishme. Brahim dhe Leao? Eshtë më e lehtë për sulmuesit të ecin përpara, duke u përpjekur të jenë të rrezikshëm. Ata janë djem me cilësi të shkëlqyera teknike: ne bëmë mirë dhe unë jam i kënaqur me performancën. Eshte bukur kur përgatitja dhe ndërthurja e ndeshjes shkojnë paralelisht”.

Për performancën: “Ky ekip ka luajtur në një mënyrë të caktuar për dy vjet dhe po merr rezultate të rëndësishme. Por ne duhet të jemi të përulur. Ne e njihnim kundërshtarin tonë: ne u përpoqëm të zbraznim mesfushën pak, ndonjëherë duke gjetur situata të favorshme.

Ate që ne nuk kemi bërë mirë në gjysmën e parë të ndeshjes me Liverpooli, ku nuk ishim dinamikë, e bëmë sot: kushdo që është i mbuluar, duhet të lëvizë për të marrë topin, pavarësisht nëse ai është një mbrojtës, mesfushor apo mesfushor sulmues”

Për Kessie: “Nuk kam dyshime për cilësitë dhe qëndrimet e tij. Ai po punon fort, por për fizikun i duhet më shumë kohë. Sot ai luajti një lojë të mahnitshme: performanca e sotme më kujtoi ate te vitit te kaluar. Unë kam shumë ndeshje dhe shumë zgjidhje ”.

Për Serie A: “Serie A po përmirësohet falë shumë trajnerëve që luajnë futboll më aktiv. Liga e Kampionëve po na ndihmon, na bëri të kuptojmë se duhet të lidhim intensitetin dhe cilësinë; edhe unë jam rritur, me klubin që më mbështeti!

Ne kemi të njëjtat motivime dhe ambicie. Napoli është para nesh, Juve do të kthehet, Interi dhe Atalanta janë shumë të fortë. Do të jetë një betejë dhe ne duam të jemi atje deri në fund”.

Tonali foli edhe per Scudetto: “Djemte duhet të ngasin entuziazmin: nuk është se kur të shkojmë keq duhet të biem në depresion dhe kur shkojmë mirë te mos bejme asgje… Eshtë e drejtë që lojtarët e mi të mendojnë se janë më të mirë se të tjerët, por na takon neve për ta dëshmuar ndeshje pas ndeshje.

Le të vazhdojmë kështu dhe mund të themi fjalën tonë deri në fund. Kampionati është shumë i gjatë, ne nuk duam të heqim dorë nga Liga e Kampionëve, por do të përpiqemi”

Për Leao dhe Rebic: “Unë dua të përgëzoj Leao dhe Rebic, me ta kemi shumë më tepër thellësi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu