Anulimi i Juventus-Napoli dhe Covid-19, Galliani: Milani shembull, luajti me një fëmijë në sulm!

Futbolli italian në rrezik? Jo edhe aq, sipas ministrit të Sportit, Spadafora, që edhe pse rasti Juventus-Napoli është vërtet një njollë, gjithçka do të procedojë si normalisht deri në fund.

Lidhur me kaosin e ditëve të fundit pas Juventus-Napoli (që nuk u zhvillua për shkak se ekipi mik nuk udhëtoi në Torino pasi u pengua nga istancat shëndetësore rajonale) Adriano Galliani, ish-drejtuesi kuqezi dhe CEO aktual i Monza, tha për ANSA:

“Pa polemikë dhe pa gjykim, nëse duam të mirën e futbollit, duhet të zbatojmë rregulloret e UEFA-s: nëse ke 13 lojtarë në dispozicion, duhet të luash. Duhet të kesh largpamësi dhe të vendosësh egoizmin mënjanë, përndryshe gjithçka shembet”.

“Mendoj se të gjithë duhet të sigurohemi që të vazhdojmë sezonin. Nëse çdo herë ka një ose dy lojtarë pozitivë dhe ne nuk luajmë, është e qartë se liga është në rrezik”.

“Sjellja e Milanit ishte shembullore: ata humbën lojtarin e tyre më përfaqësues, në të rëndësishëm, Ibrahimovic, për shkak të Covid dhe luajtën me një djalë 19-vjeçar, Colombo, ende fëmijë. Mesa shoh, kryesojnë renditjen e kampionatit edhe ashtu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu