Antonio Donnarumma mbron të vëllain pas mesazheve kërcënuese të tifozerisë: “Nuk i kuptoj tifozët e Milanit, ai ka treguar se…”

Antonio Donnarumma, ish -portieri i Milanit, u kthye të flasë për lamtumirën e vëllait Gigio nga kuqezinjtë, teksa edhe ai u lirua pasi nuk iu propozua rinovimi nga drejtuesit kuqezi.

Për Radio Kiss Kiss Napoli, Antonio tha: “Gigio është shumë i lumtur me këtë përvojë te PSG, ai e jeton atë me entuziazëm dhe qetësi.

Ka disa përpjekje për t’ia prishur, por ai së shpejti do të gjejë hapësirën e tij. Ai është i lumtur dhe i qetë. Ai dhe Keylor Navas janë dy portierë të mëdhenj.

Mesazhi i kërcënimeve në Milanello nuk ekziston, më duket totalisht i pavend.

Gigio gjithmonë ka treguar lidhje me fanellën kuqezi, duke u sjellë në një mënyrë shembullore brenda dhe jashtë fushës.

Ai bëri një zgjedhje tjetër, ai donte një përvojë të re dhe është mosha e duhur për ta bërë atë. Gigio gjithmonë do të jetë mirënjohës dhe do të mbetet gjithmonë një tifoz i Milanit.

Nëse një ditë ai do të veshë fanellën e Napolit? A do ta donit? Ne jemi nga Campania, të gjithë do të donin që një ditë të mbronin shtyllat e Napolit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu