Antonio Conte gjen justifikimin e radhës por edhe e uron Milanin

Antonio Conte, trajneri i Interit, u intervistua nga Sky Sport pas-ndeshjes Inter-Milan.

Për humbjen: “Na vjen keq që kemi humbur, kemi luajtur mirë, kemi krijuar shumë situata për të shënuar gola, Milani ishte i zoti por në të njëjtën kohë edhe me shumë fat! Djemtë bënë shumë përpjekje për të fituar, bëmë dy pakujdesi, urime atyre, fituan”.

Për golat e humbur: “Çdo ndeshje krijojmë shumë mundësi për të shënuar, duhet të jemi më cinikë dhe të saktë për të përfituar prej tyre.

Në të njëjtën kohë nuk kam asgjë për të fajësuar djemtë, qëndrimi ishte pozitiv, deri në të fundit luftuan për të arritur të paktën barazimin dhe ne nuk ishim me shumë fat”.

Në mbrojtje: “Soliditeti mbrojtës është gjithmonë i rëndësishëm, duhet ekuilibër. Të luash me dy anësorë që janë dy krahë, dikush gjithashtu dëshiron mesfushorin sulmues, pra fantazistin dhe i vjen keq kur nuk e aktivizoj…

Duhet të mbajmë ekuilibrin. Ne pësuam dy gola që mund të shmangeshin”.

“Ne luajtëm ndeshjen, sot ndoshta duke përfituar nga mundësitë do të kishim qenë duke folur për një Inter të bukur. Më vjen keq për humbjen dhe gjithashtu sepse është një humbje në derbi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu