Ante Rebic nuk harron rrënjët! Gjesti fisnik dhe bujar ndaj fshatit ku lindi dhe u rrit

Nuk i pëlqen shumë të jetë mediatik dhe as person “social”… Madje, shpesh i pëlqen vetmia dhe e ka thënë…

Ante Rebic edhe një herë ka treguar veten të jetë një njeri me zemër të madhe brenda fushe (kur sakrifikon për shokët) por edhe jashtë saj, me një gjest fantastik për të ndihmuar fshatin e origjinës…

Portali kroat Novizivot raporton se si Rebic ka shkuar në ndihmë të banorëve të Donji Vinjani, një fshat i vogël në Kroaci.

Risultato immagini per Donji Vinjani

Ai ka shlyer borxhet e 500 banorëve në fshat – pretendon portali, që është vetëm një shenjë tjetër që ai nuk i ka harruar rrënjët e tij.

Jo vetëm kaq, Rebic ka dhuruar 10 mijë euro për të ndihmuar financimin e ndërtimit të një objekti të ri për rehabilitimin dhe edukimin e fëmijëve.

Risultato immagini per Donji Vinjani

Sipas SportBible, Golden Sequin Center është “një organizatë jofitimprurëse që ka filluar që nga viti 1993 dhe ka 66 punonjës, të cilët punojnë me rreth 220 fëmijë që kanë aftësi të kufizuara dhe autizëm”.

Përveç kësaj, Rebic ndihmoi gjithashtu një vajzë dy-vjeçare të quajtur Mile Roncevic të merrte trajtim për leuçeminë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është hera e dytë që Rebic shlyen borxhet e fshatit pasi edhe në vitin 2018 e bëri diçka të tillë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu