ANSA zbardh protokollin që duhet të ndjekë Ibra, legjenda angleze i jep kurajo me mesazh humori!

Pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Zlatan Ibrahimovic, sipas asaj që “Ansa” mëson, aktualisht është plotësisht asimptomatik.

Suedezi, i cili është i izoluar në shtëpi, siç dihet në këto raste, do të duhet të qëndrojë në një periudhë karantine prej 14 ditësh dhe do të jetë në gjendje të marrë dritën jeshile nga ATS pas dy tamponësh negativë radhazi.

Pastaj, për të rifilluar aktivitetin konkurrues, ai do të duhet t’i nënshtrohet një sërë testesh të parashikuara nga protokolli.

“Dje u testova negativ me Covid, kurse sot pozitiv! Nuk kam simptoma. Covid pati guxim që më sfidoi. Ide e keqe”, shkruajti Zlatan sot menjëherë pas zyrtarizimit të tamponit.

Ndërkohë, legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, me një mesazh të bukur dhe plot humor shkruajti se “lutjet tona shkojnë për Covid në këtë moment të vështirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu