ANSA: “Mos u shqetësoni për Kessie! Ja kur kthehet”

Ditën e sotme lajmi për dëmtimin e Kessie gjatë seancës së djeshme stërvitore shqetësoi jo pak tifozët e Milanit, që natyrisht shohin “Presidentin” si pikën më të fortë të ekipit bashkë me Theo Hernandez.

Fleksori i kofshës së majtë ka shfaqur probleme dhe Kessie është detyruar të ndalojë. Ndoshta stërmundimi i ardhur për shkak të një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm ka dhënë pasojat e para.

Situata e tij do të rivlerësohet brenda pak ditësh, por mund të duhet të ndalet për rreth dy javë, me rrezikun që të humbasë debutimin e tij në ligë kundër Sampdoria të hënën 23 gusht…

Duke pasur parasysh dëmtimin e vogël, kuqezinjtë nuk do të kenë nevojë të kërkojnë një zëvendësim në merkato dhe “Ansa” shkruan se megjithatë, kuqezinjtë do të jenë të plotësuar në atë sektor dhe se sigurisht provat e bëra nga Pioli gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë të kota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu